SPORT, 28 Qershor 2018, 21:58

Belgjika mposht Anglinë me super golin e Adnan Januzajt

Goli i shkëlqyer i Adnan Januzajt (51’) i dha fitoren 1-0 Belgjikës ndaj një rivali të madh si Anglia, por edhe vendin e parë në grupin G.

Ky ishte goli i katërt i një lojtari me origjinë shqiptare në këtë Botëror, përfshirë edhe golat e Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit dhe Blerim Xhemailit, që të tre për Zvicrën.

Në 1/16-tat, Belgjika do të përballet me Japoninë, ndërsa Anglia me Kolumbinë.

/TPZ.AL/