SPORT, 27 Qershor 2018, 22:00

Kualifikohet Zvicra, sot radha e Xhemailit për gol

Zvicra siguroi kualifikimin për në “raundin e parë të vdekjes”, pas barazimit 2-2 me Kosta Rikën, me shqiptarin Blerim Xhemailin që shënoi për formacionin helvet në të 31’ dhe Dërmiç (88’).

Uatson (56’) dhe autogoli i portierit Sommer të Zvicrës (90+4’) – ps humbjes së penalltisë nga Ruiz - ishin edhe autorët e rretave për kostarikanët.

Barazimi i mjaftoi formacionit të Vladimir Petkoviçit, kjo e kombinuar edhe me humbjen e Serbisë me Brazilin. Në tri ndeshje, ekipi ku luajnë edhe shqiptarët e tjerë, Shaqiri, Xhaka dhe Behrami, mori një fitore dhe dy barazime.

Në 1/16-tat, Zvicra do të luajë kundër Suedisë.

/TPZ.AL/