SPORT, 27 Qershor 2018, 19:27

Lëvi nuk e jep dorëheqjen: Dua të fle një natë dhe më pas...

Lëvi nuk e jep dorëheqjen: Dua të fle një natë dhe

A do ta japë dorëheqjen Johakim Lëv pas dështimit të Gjermanisë në Botëror?

Kjo është pyetja që shtron tabloidi popullor “Bild”.

Por, është vetë trajneri i kampionëve të botës që e jep përgjigjen për televizionin gjerman ZDF.

“Unë jam i pari, që e shtron pyetjen ‘se çfarë shkoi keq? Cili ishte problemi? Dalja (jashtë Botërorit) është përgjegjësia ime. Unë kam nevojë të flet për të paktën një natë, jam shumë i pakënaqur, i terrorizuar”.

Në lidhje me pyetjen nëse ai duhej të të jpet dorëheqjen, Lëv citohet nga “Bild”: “Është herët për mua, t’i përgjigjem kësaj pyetje. Zhgënjimi është i thellë brenda meje. Unë isha optimist, por tani unë kam nevojë për disa orë. Nesër do të flasim sërish”.

Para nisjes së Botërorit, Federata Gjermane e Futbollit ia kisht zgjatur kontratën deri në vitin 2022.

/TPZ.AL/