TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kolumbia dhe Japonia siguruan nga një biletë për në raundin e 1/16-ave në grupin H.
Kolumbia fitoi ndaj Senegalit (1-0) me golin e realizuar nga Herri Mina në minutën e 74-t.
Polonia, e cila ishte e eliminuar pas dy humbjeve, fitoi në ndeshjen e tretë ndaj Japonisë me rezultatin e ngushtë 1-0, gol i Jan Bednarek (59’).
Në përfundim të ndeshjeve në grup, Kolumbia e mbylli me 6 pikë, ndërkohë që Japonia dhe Senegali e mbyllën me nga 4 pikë dhe me golaverazh të njëjtë, por në raundin tjetër kaloi Japonia, për shkak të situatës disiplinore: kishte dy kartonë të verdhë më pak se Senegali.
/TPZ.AL/