SPORT, 28 Qershor 2018, 20:35

U largua nga ndeshja në minutën e 9, dysheku i keq i hotelit dëmtoi Marcelon...

Futbollisti i Brazilit, Marcelo, u largua nga ndeshja me Serbinë në minutën e 9-të, duke shokuar shumë fansa të cilët nuk e kuptuan përse ai u zëvendësua, pa ndonjë dëmtim gjatë lojës. Por doktori i ekipit të Brazilit, ka sqaruar se Marcelo është larguar pasi ka patur probleme me shpinën, si pasojë e dyshekut të keq të hotelit ku ekipi po qëndronte në Moskë.

Doktori shprehet se Marcelo i është nënshtruar fizioterapisë dhe pritet të rikuperohet për ndeshjen e ardhshme.

/TPZ.AL/