TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetat më të mëdha serbe i kanë kushtuar shkrime të shumta eliminimit të Serbisë nga Botërori pas humbjes 2-0 me Brazilin.
Gazeta “Blic” shënuan se “Serbia humbi 2-0 me Brazilin dhe u eliminua tashmë në fazën e grupeve të Kupës së Botës në Rusi. Është interesant se “shqiponjat” (kështu quhen edhe serbët) mund të kishin kaluar, nëse nuk do të kishin pësuar golin fatkeq të realizuar nga Xherdan Shaqiri në minutën e 90-të, në të cilën Zvicra triumfoi 2-1”.
Sipas saj, nëse do të kishte barazuar, atëherë Serbia do ta mbyllte grupin me katër pikë dhe Zvicra tre (tre barazime, përfshirë dhe 1-1 me Brazilin dhe 2-2 ne Kosta Rikën), por me në fund të ndeshjeve në grup, Zvicra e mbylli me pesë pikë dhe Serbia me tre.
/TPZ.AL/