SPORT, 27 Qershor 2018, 23:06

Meta e shijon fitoren e Zvicrës me... Era Istrefin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, e ka kthyer në një “ministadium” Presidencën. Sot, ai e ndoqi barazimin e Zvicrës me Kosta Rikën (2-2) në praninë e këngëtares së famshme shqiptare, Era Istrefi, që është edhe zëri i këngës zyrtare të Botërorit.

“Kënaqësi që shqiptarët e kanë siguruar finalen e Botërorit me pjesëmarrjen e këngëtares me famë ndërkombëtare, Era Istrefi. Uroj që edhe ekipi i Zvicrës, së bashku me futbollistët shqiptarë të arrijnë sa më pranë finales së madhe”, shkruan Meta, që ka postuar edhe foto me këngëtaren e famshme.

Shqiptari nga Maqedonia, Blerim Xhemaili shënoi golin e parë të Zvicrës në atë takim, ndërsa si zakonisht luajtën Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Valon Behrami.

/TPZ.AL/