SPORT, 27 Qershor 2018, 21:57

Brazili i Nejmarit dërgon Serbinë në shtëpi

Me nga një gol në çdo pjesë loje – Paulinjo në të 36’ dhe Tiago Silva në 68’ – Brazili triumfoi 2-0 ndaj Serbisë, duke zënë vendin e parë në Grupin E, pas dy fitoreve dhe një barazimi.

Pesë herë kampionët e botës të udhëhequr nga ylli i Paris Sën Zhermenit, Nejmar, dominuan takimin ndaj rivalit ballkanas, që nga ana tij i dha lamtumirën Botërorit me dy humbje dhe një fitore.

Në 1/16-at, Brazili do të përballet me Meksikën.

/TPZ.AL/