AKTUALITET, 4 Shkurt 2019, 11:27

Angli, zhduket 13 vjeçarja shqiptare, nëna e saj thirrje për ndihmë/ EMRI+FOTO

Zhduket një 13-vjecare shqiptare në Angli. Alarmin e ka dhënë mamaja e vajzës e cila ka kërkuar ndihmën e policisë.

Mediat e huaja shkruajnë sot se bëhet fjalë për vajzën me emrin Megi Bukaci u zhduk në Hertfordshire.

Policia ka nisur kërkimet dhe bën apel për ndihmë për këdo që mund ta ketë parë, apo të ketë informacion për këtë vajzë.

Sipas hetimeve, kamerat e sigurisë kanë filmuar gruan me dy fëmijët e tjerë të saj që ishin drejtuar për në stacionin e policisë pasi vajza e saj Megi Bukaci u zhduk në Hertfordshire.

Vajza e zhdukur është gati 1.5 metër të gjatë, me flokë të gjata ngjyrë kafe dhe sy ngjyrë kafe. Në kohën që u zhduk ajo kishte veshur xhinse me ngjyre të errët, xhaketë ngjyrë blu e errët, shall gri dhe mbante vathë.