AKTUALITET, 4 Shkurt 2019, 11:48

Ngjarja e Kavajës/Djemtë mbërrijnë në gjykatë, nëna humb ndjenjat

Ngjarja e Kavajës/Djemtë mbërrijnë në gjykatë,

Shtatë djemtë, nxënës të shkollës 9-vjeçare në Kavajë do të dalin sot para gjykatës për rivlerësimin e masës së sigurisë, e cila u vendos dje nga Gjykata pa praninë e tyre.

familjarët e 7 djemve, gjithashtu të mitur janë konfrontuar me gazetarët duke i ofenduar, raporton Balkan Web.

Ata kërcënuan gazetarët që të mos bëjnë publike ngjarjen.

Të miturit janë marrë në pyetje në prani të psikologes në polici por edhe në gjykatë. Vajza e mitur e abuzuar ka pranuar abuzimin nga djemtë dhe ka rrëfyer për kërcënimet ndaj saj, gjithashtu në prani të psikologes dhe punonjëses sociale.

Gjithashtu gazetarja Haxhiaj raportoi se jashtë gjykatës i ra të fikët një gruaje, nënës se një prej djemve nga familjarët e minorenëve.