AKTUALITET, 1 Dhjetor 2017, 16:06

Mbetën të bllokuar për orë të tëra në autostradë, flasin qytetarët: Telefonuam policinë, por ...

Mbetën të bllokuar për orë të tëra në

Drejtuesit e mjeteve që u bllokuan në autostradën Tiranë-Durrës mbrëmjen e së enjtes tregojnë se kanë qëndruar në rrugë deri në orët e para të mëngjesit. Ata kanë treguar për ABC News se i telefonuan policisë, por askush nuk shkoi për t’i ndihmuar.

“Rreth orës 6 e gjysmë të pasdites dhe ishte stopuar trafiku dhe në një moment vërshoi komplet. Kishte dhe një stuhi me shi të menjëhershme dhe arriti uji deri në 1 metër.

U detyruam të braktisnim makinat. Nuk na ndihmoi asnjeri, ishte e pamundur… Njoftuam policinë, por siç duket ishin shumë të zënë.

Unë jam larguar direkt, braktisa makinën dhe direkt jam kthyer për Tiranë, kam arritur pas 3 orësh në Tiranë nga ato rrugët dytësore. Më ndihmuan disa persona dhe…”.

“Thjesht erdhi lum i madh këtu në autostradë. Ndihmë s’patëm nga njeri, deri në 05:00 të mëngjesit unë s’pashë njeri që të vinte. Të paktën u ngroha te ai hoteli atje pa drita”.

“Në orën 6 e gjysëm doli uji këtej edhe ra shumë, u rrit niveli i ujit edhe ngelën. Nga Gjirokastra jam. Ja ai kamioni që ka ngelur i Gjirokastrës është”. /Abcnews.al