TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Lezhës arrestoi 24-vjeçarin M.H nga Tirana, pasi nga kontrolli iu gjetën 198 gram kokainë e paketuar në dy qese plastike. Operacioni ishte i koduar me emrin “Lissus”.
Njoftimi i Policisë
Arrestohet në flagrancë poseduesi
Më datë 23.11.2017, në vijim të punës për parandalimin e krimeve, goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale dhe ruajtjen e rendit e qetësisë publike, nga Seksioni kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u finalizua me sukses operacioni i koduar "Lissus".
Si rezultat i tij, u arrestua në flagrancë shtetasi:
M.H. 24 vjeç, banues në Tiranë
Ky shtetas u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij në një lokal në Lezhë, i është gjetur e fshehur në rroba një sasi prej 198 gr lëndë narkotike e llojit "Kokainë", e paketuar në 2 qese plastike.
Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet proceduriale në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike " parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.