TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” në Top-Channel, tha se klubi i kuq kërkon titullin e sezonit 2015-2016, që iu hoq Skënderbeut nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit.
“Gjëja e parë që kërkova kur erdha te Partizani, ishte që të dërgonim një kërkesë në FSHF për titullin e dy sezoneve më parë. Kërkesa është bërë tashmë në FSHF dhe ajo po pret vendimin e Apelit në UEFA në lidhje me dënimin e Skënderbeut. Ai titull i takon Partizanit”, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama.