TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Me një mesazh urimi me disa nëntekste politike, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, uroi lidershipin e Partisë Demokratike me rastin e 27-vjetorit të themelimit të saj.
“I uroj suksese edhe liderit të saj Lulzim Basha. PD lindi si një nevojë për ndryshim. Kjo është ditë reflektimi për rrugën e Shqipërisë që nga ai dhjetor e deri tani.
PD ka luajtur një rol të spikatur në mazhorancë dhe në opozitë. Opozita shqiptare sot përballet me sfida të ngjashme me ato të dhjetorit të ’90. Dhjetori i 90 është një mësim si rrezohen diktaturat”, shkruante në mesazhin e saj kreu i Lëvizjes Socialiste në Integrim, që sot luan rolin e opozitës së majtë.