AKTUALITET, 11 Dhjetor 2017, 19:31

Arta Maku, kandidatura e dytë për Kryeprokurorin e përkohshëm

Arta Maku,  kandidatura e dytë për Kryeprokurorin e

Arta Marku,  prokurore në rrethin e Shkodrës, është kandidatura e dytë për Kryeprokurorin e përkohshëm, pas përfundimit të mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

41-vjeçarja nga Puka ka përfunduar në vitin 1999 shkollën e lartë në Shkodër, ndërsa Magjistraturën në 2001, dhe ka një eksperiencë prej 15 vitesh si zëvendësprokurore e këtij rrethi.

Ajo është propozim i kreut të Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja.

Gjithashtu, Marku garon edhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Mësohet se bashkëshorti i saj punon si Oficer i Policisë Gjyqësore (OPGJ) për qarkun Lezhë, Shkodër dhe Kukës.

Vetë Marku përgjatë karrierës së saj 15-vjeçare në Prokurorinë e Shkodrës, nuk ka hetuar asnjë dosje të rëndësishme.

Deri më tani janë përfolur si kandidatë edhe prokurorët Ferdinand Elezi dhe Xhemal Saliaj.

Mazhoranca ka bërë të ditur se gara është e hapur deri të martën në orën 18:00.