AKTUALITET, 11 Dhjetor 2017, 19:50

Është Demhasaj, bomberi i ri i përzgjedhur nga Panuçi për Kombëtaren

Është Demhasaj,  bomberi i ri i përzgjedhur nga Panuçi

Sulmuesi i Shafhauzenit, Shkëlqim Demhasaj, pritet të jetë në grumbullimin e radhës me kuqezinjtë. Bëhet fjalë për një sulmues shtatlartë 21-vjeçar, 189 centimetra dhe që ka shënuar 7 herë në vetëm 16 ndeshje me skuadrën e tij

Sulmuesi është aktivizuar me Zvicrën U-21 në ndeshjet kundër Uellsit dhe ndaj Bosnjë Hercegovinës. Momentalisht, me pranimin e tij, institucioni i futbollit është duke plotësuar dokumentacionin e nevojshëm që ai të mund të pajiset me pasaportën shqiptare, në mënyrë që në grumbullimin e radhës të jetë në dispozicion të trajnerit Panuçi.