AKTUALITET, 11 Dhjetor 2017, 22:21

Alibeaj: Katër dosjet që e detyrojnë Ramën të zgjedhë Prokurorin e ri pa Vetting

Alibeaj: Katër dosjet që e detyrojnë Ramën të

Ndërsa mandati i Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka përfunduar (më 7 dhjetor 2017), mazhoranca dhe opozita janë përfshirë në debate për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.

I ftuar ne emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në News24, deputeti i PD Enkelejd Alibeaj tha se mazhoranca kërkon të zgjedhë kryeprokurorin pa vetting, pasi do të mbrojë zyrtarët e inkriminuar.

Prokurori i Përgjithshëm duhet të jetë produkt i paanësisë politike sipas Kushtetutës. Askush nuk e mendonte se do vinte një ditë ku Prokurori i Përgjithsëm jo vetëm të zgjidhej nga politika, por vetëm nga mazhoranca. Ata duan të zgjedhin kryeprokurorin pa vetting. Kjo nuk është çështje politike dhe pazari. Sfondi politik është i përshkruar nga dosja ‘Tahiri’ nga dosja e ‘3 policëve’ nga dosja e ‘Xibrakës’ nga dosja ‘Dako’ apo dosje të tjera. Motivi duhet analizuar. Çfarë e shtyn Ramën pra të ndërmarrë këtë iniciativë- u shpreh Enkelejd Alibeaj.

Ndër të tjera deputeti i PD tha se Kushtetuta e përcakton qartë zgjedhjen e kryeprokurorit, i cili duhet të plotësojë dy kushte.

“Kushtetua e vendit thotë se për të zgjedhur Prokurorin e Përgjithshëm duhen dy kushte. E para të zgjidhet me 3/5 e votave pra me 84 vota. E dyta Prokurori i Përgjithshëm para se të vendosi këmbën në organin e drejtësisë duhet të kalojë përmes vettingut. Pa kaluar këto dy filtra askush nuk mund të ngrohë karrigen e posteve të drejtësisë”- tha Alibeaj.