AKTUALITET, 11 Dhjetor 2017, 23:31

Kishin kryer një duzinë grabitjesh, dënohen pesë shqiptarë në Francë

Kishin kryer një duzinë grabitjesh, dënohen pesë

Pesë shqiptarë u shpallën fajtorë në Francë për një seri grabitjesh.

Gjykata e qytetit francez, Eupen, vendosi të dënojë me dy vjet burg dhe një gjobë prej 600 eurosh për katër prej tyre.

Gjithsesi, gjykatat franceze aplikojnë shpesh dënimin me kusht dhe këtë e përfituan tre prej tyre, ndërsa për të pestin, atë që luante rolin e shoferit u dha një dënim me 150 orë punë në favor të komunitetit dhe një gjobë prej 300 eurosh.

Sipas portalit francez Lavenir.net, Banda shqiptare kishte kryer një duzinë vjedhjesh në rajonin e Eupen, por edhe në Jalhay, Tongres apo edhe në Luksemburg.