TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një kohë që policia është ende në analizë për vrasjen e vëllait të ish deputetit Ndoka, një tjetër pistë po zien në korridoret e policisë. Bëhet fjalë për konfliktin e hershëm mes fiseve Ndoka dhe Kola. Ndonëse ende diçka zyrtare, mësohet se hetuesit e kanë vënë në përparësi zbërthimin e konfliktit të hershëm I cili përfundoi me dy të plagosur e një të vrarë.
Ngjarja e 29 dhjetorit të vitit 2007 u zhvillua në qendër të qytetit të Lezhës ndërsa “ Lufta” përfundoi me 25 gëzhoja të gjetura në vendngjarje.
Në atë kohë policia arrestoi edhe vëllain e Aleksandrit, 35 vjeçarin Xhevahir Ndoka me akuzën e tentativës së vrasjes.
Policia pohoi se motiv i përplasjes me armë u bë sherri i nisur për një femër.
Skena u regjistrua rreth orës 14. 20 minuta në një kohë që lëvizjet e qytetarëve ishin në kulmin e tyre.
Një makinë tip benz në të cilën udhëtonte Gjergj Ndoka u gjend përballë makinës tjetër me të cilën udhëtonin Sokol Nikolli dhe Hektor Kola. Me tu afruar pranë njëri – tjetrit, të rinjtë nisën të qëllojnë pa pushim. Madje ndaluan edhe makinat e breshëria e plumbave la të plagosur Gjergj Ndokën e dy personat që udhëtonin në makinën tjetër Sokol Nikolli dhe Hektor Kola. Ky i fundit ndërroi jetë disa ditë më vonë në spital.
Në atë koha policia tha se në konflikt mendohej të ishin përfshirë të paktën gjashtë persona, por të identifikuar ishin vetëm të plagosurit.
Pas hetimit policia arrestoi edhe vëllain e Aleksandrit, Xhevahir Ndokën si pjesëmarrës në konfliktin me armë.
Ajo që të bën përshtypje është se pas përplasjes dy fiset patën një takim mes tyre me qëllim shuarjen e konfliktit, por që mediat lokale shkruajtën se dolën prej takimit edhe më të “nxehur” sec ishin para konfrontimit.
E kur kanë kaluar 10 vite që nga përplasja me armë,një tjetër ngjarje ndodhi një vit më parë.
Një tjetër anëtar i fisit Kola mbeti i plagosur rëndë në një atentat thuajse identik si ai ndaj Aleksandër Ndokës.
Alban Kola po lëvizte me makinën e tij kur u qëllua me breshëri automatiku në një atentat të mirëorganizuar pranë shtëpisë së tij.
31 vjeçari arriti të shpëtojë ndërsa policia sekuestroi në vendngjarje 24 gëzhoja kallashnikovi e pistolete.
Edhe për këtë ngjarje foli “harresa” pasi asnjë autor apo motiv nuk u zbulua nga policia./sosnews