TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish Kryeministri Sali Berisha, në një intervistë për Syri.net kujtoi krijimin e Partisë Demokratikë në vitet 1990. Berisha foli edhe për protagonizmin e Edi Ramës, i cili sipas tij ishte ekstremist dhe kërkonte revolucion me gjak dhe dhunë.
Por si e kujton Berisha njohjen e tij të parë me Edi Ramën?
Berisha: Erdhi në zyrën time, unë isha e Gramoz Pashkon. Pasi na parashtroi disa ide Edi Rama rreth funksionimit të partisë, Gramozi i tha dil përjashta. Ky kishte ardhur me amulukun e Myslim Pezës. Ai kishte një platformë ekstremiste dhe është ndarë me Partinë Demokratike njëherë e përgjithmonë.
Ish kryetari i Partisë Demokratike Berisha, kujton edhe takimin e fundit me Ramën, në Tiranë.
Berisha: Në sheshin "Italia", u bë një takim me Fakultetin e Arteve. Erdhi Edi Rama me Ardian Klosin dhe Kasem Trebeshinën. Teksa po diskutonim i ndjeri Ardian Klosi mu drejtua ashpër mua.
Ardian Klosi: Ti je një stalin i vërtetë...
Berisha: Pse i thashë?
Ardian Klosi: Sepse ti nuk të lë të flasësh...
Rama: Kam një propozim, në çdo shtyllë të varim një komunist!
Berisha: Po babain tënd kur do ta varësh?
Rama: Të parin do e var!
Berisha: Unë nuk jam për varje, shko krijo partinë tënde
Kaq ishte biseda e shkurtër mes këtyre personazheve politikë. Sipas ish kryeministrit Berisha, Edi Rama kishte parashikuar se do të bëhej që në atë kohë, kryetar i Partisë Socialiste. Pasi nuk ia dhanë Partinë Socialiste, Rama kërkoi të nxirrte jashtë ligjit këtë parti. Më pas krijoi partinë KIS por u shkatërrua shumë shpejt bashkë me Spartak Ngjelën./TPZ.AL/