TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” në Top-Channel sqaroi incidentin që ndodhi para ndeshjes Partizani-Teuta në “Selman Stërmasi”, ku tifozët u lanë jashtë nga forcat e sigurisë së stadiumit, ndërsa ndeshja u shty për gati dhjetë minuta.
“Kam përshtypjen se erdhi si pasojë e ngjarjes që ndodhi në “Asllan Rusi” (Tirana-Partizani, basketboll). Nuk ishin njoftuar më parë tifozët që duhet të kishin kartë identiteti me vete. Në Shqipëri nuk është kulturë që të mbajmë me vete mjetin e identifikimit”.
Në lidhje me dhunën në futboll, marrë shkas nga ngjarja në takimin Përmeti-Këlcyra, ku u godit gjyqtari Alvi Paco nga lojtarët e Këlcyrës, Olsi Rama ka renditur disa nga faktorët që bëhen shkas për dhunën në futbollin shqiptar.
“Së pari mendoj se është niveli jo duhur i futbollit. Faktor tjetër është edhe struktura ku vetëm futboll nuk luhet. Vetë infrastruktura nuk të imponon respekt për lojën.
Dënoj ofendimet në stadium. Do doja që stadiumi të ishte një arenë feste. Në stadium dëshiroj të ketë tifozë, ashtu siç duhet të ketë baballarë, fëmijë, vajza. Futbollistët dhe gjyqtarët bëjnë gabime, normale, por gjithë ai zemërim i tifozëve është i ekzagjeruar”, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama
TPZ.AL