TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ftesa e përsëritur e kryeministrit Rama drejtuar kreut të opozitës, Lulzim Basha, për dialog dhe një pakt, në mënyrë që të zgjidhet çështja e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm, ka ngjallur debat në emisionin “Studio e Hapur” me Eni Vasilin në “Neës24”.
Deputetja e PS-së Ermonela Felaj dhe deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj kanë shprehur qëndrimet e tyre, përsa i takon zgjedhjes së kryeprokurorit të ri, dhe qëndrimeve të forcave politike që ata përfaqësojnë lidhur me këtë çështje
“Kushtetuta thotë se për të zgjedhur prokurorin në do kohë, duhen dy kushte: së pari të zgjidhet me 3 të 5 e votave pra me 84 vota, kushti i dytë është se Prokurori i Përgjithshëm para se të trokasin duhet të kalojnë më parë nga Vettingu. Pra Vetting dhe votim me 3 të 5, në të kundërt nuk ka Prokuror. Rama thotë hajt ta zgjedhim me pazar”, tha Alibeaj.
Deputetja Felaj tha se opozita nuk e ka dashur asnjëherë vettingun dhe nuk e ka votuar atë.
“Sot jemi më afër BE-së, dhe BE kërkon se përpara se të nisim negociatat të vijojmë me reformën në drejtësi. Ju nuk e keni dashur. Ligji për Vettingun e parashikon që për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, prokurorët dhe Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm do të bëhet me përparësi”, tha deputetja Felaj.