TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Izmira Ulqinaku ka mbajtur një deklaratë për mediat teksa përgënjeshtroi fjalët e kryebashkiakut të Shkodrës, Valdrin Pjetri kur ky i fundit theksoi se nuk ishte arrestuar asnjëherë në Itali, ashtu siç pretendonte opozita.
Teksa publikoi disa dokumente, Ulqinaku u shpreh se Pjetri është dëbuar nga Italia si nëj përson që përbën rrezikshmëri për sigurinë publike. Më tej ajo theksoi se kryebahskiaku i ri i Shkodrës po mashtron qytetarët pasi prej 8 vitesh nuk ka shkelur në Itali.
PD-ja thekson më pas se Pjetrin nuk e pret karrigia e kryebashkiakut por qelia e burgut.
Deklarata e PD-së për mediat
Shkodranët e dëgjuan sot Valdrin Pjetrin, me me ze te mekur e koken ulur, teksa genjente per te shkruarin e tij kriminale. Personi që tenton të uzurpojë Shkodrën pas emërimit përmes votimeve socialiste të 30 qershorit, mashtroi edhe sot ditën për diell shkodranët.
Ai deklaroi se ka lëvizur drejt Italisë në periudhën 2002- 2010 dhe për këtë gjoja ishte i qetë. Valdrini i partisë harron se të gjitha lëvizjet janë të monitoruara nga sistemi TIMS. Valdrini, si përfaqësues ndër më të rinjtë të klanit kriminal Rama, vazhdon në gjurmët e Gjushit me shokë.
Partia Demokratike disponon dhe sot, bën publik dokumentin e nxjerrë nga sistemi TIMS, ku vërtetohet se Valdrin Luigj Pjetri, nuk ka udhëtuar drejt Italisë nga viti 2002 deri në 2010.
Pra Vladrin Pjetri eshte kapur sot ne nje genjeshter te trashe, duke u perpjekur te mashtroje qytetaret e shkoderes.
Ne vend te genjeshtrave, Valdrin Pjetri duhet t’i jap përgjigje ketyre pyetjeve:
Këto janë pyetjet që presin pergjigje qytetarët e Shkodres dhe jo gënjeshtrat e tua me zë të mekur dhe që shfaqin qartë hallin e madh ku ke rënë.
Partia Demokratike rikonfirmon sot se Vladrin Pjetrin, perfaqesuesin e klanit kriminal te Rilindjes ne Shkoder, nuk e pret karrigia e kryetarit të Bashkise Shkodër, por qelia e burgut, për falsifikm të formularit të dekriminalizimit.
Edi Rama nuk e mbron dot, siç nuk mbrojti dot me mashtrime as Elvis Rroshin, as Mark Frrokun, as Arben Ndokën, as Armando Prengën dhe kriminelë të tjerë të sojit tënd.
Vetëm disa ditë më parë Partia Demokratike publikoi një letër që i kishte dërguar Prokurorisë së Përgjithshme, ku kërkonte të verifikohej pastërita e figurës së Pjetrit. PD shkruante se ka indicie që Pjetri ka qenë i dënuar në Itali për trafik droge. Pjetri tha se është i hapur për të bërë çdo verifikim por jo me indicie publike.
