TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Leo Messi vazhdon të shtojë rekordet personale dhe të lërë shenjat e tij të karrierës së papërsëristshme. Në xhiron e tretë të Ligës së Kampionëve, ai shënoi kundër Olympiacos, teksa arriti shifrën e 100 golave në garat europiane me Barcelonën, një “markë” që e bën atë një nga lojtarët më të mirë historinë e futbollit. Prestigjiozja spanjolle “Marca”, përmes pyetje-përgjimeve të veta, merr në shqyrtim disa nga të dhënat e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”.
Sa “hat-tricks” ka regjistruar deri më tani Leo Messi në Ligën e Kampionëve? Shtatë, njësoj si Cristiano Ronaldo.
Një nga të dhënat e tij në Champions është udhëheqja me 60 gola në… Në fazën e grupeve.
Sa “Topa të Artë” ka fituar Leo Messi? Pesë.
Messi është edhe golashënuesi më i mirë në fazën e “nokaut”-it të Ligës së Kampionëve me… 21 gola.
Messi është lojtari që ka shënuar më shumë gola në një sezon të La Liga-s. Kjo ka ndodhur në sezonin 2011-2012, me… 50 gola.
Ai është lojtari që ka shënuar më shumë gola në historinë e La Liga-s me… 359 gola.
Messi është lojtari me më shumë trofe në nivel të klubit. A e dini se sa tituj ka fituar? 29 trofe.
Ai është gjithashtu lojtari që ka shënuar më shumë gola në një vit kalendarik. Messi e theu rekordin në vitin 2012, me… 91 gola, duke përfshirë edhe ato të shënuar me Argjentinën.
Ai është golashënuesi më i mirë i ekipit kombëtar të Argjentinës me… 61 gola me “albiceleste”.
Ai u bë lojtari më i ri që shënon me Argjentinën në Kupën e Botës… Ka qenë saktësisht 18 vjeç dhe 357 ditë.