TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy javët të zjarrta i presin skuadrat e mëdha të kampionatit italian, me përjashtim të Inter që nuk merr pjesë në kompeticionet europiane. Napoli, Juventus, Lazio dhe Roma do të zbresin në fushë pa pushim nga kjo fundjavë deri më 5 nëntor, kur kampionati do të ndërpritet për raundin “paly off” të Rusi 2018-të. Një tur i vërtetë force që përfshin një ndeshje në mesjavë (nga e marta te enjtja e ardhshme) dhe mund të përmbysë hierarkitë në Serinë A. Një cikël i tmerrshëm, me një kalendar të vështirë për çdo ekip pak a shumë. Napoli dhe Roma, në fakt, do të kenë sfida më të vështira se Juventus në Champions League.
Një kalendar më i përballueshëm për Lazio-n dhe për Inter (zikaltrit do të luajnë vetëm 3 ndeshje në këtë periudhë kundrejt 5 të rivalëve). Ndërkohë, për shkak se java e 10 e kampionatit do të luhet në mesjave, çdo skuadër do të ketë një ndeshje më shumë në darkë: 3 nga 5 për Napoli, Lazio dhe Roma kundër 2 për Inter (nga 3 ndeshje) dhe Juventus. Përballja direkte më e rëndësishme është Napoli-Inter që do të luhet këtë të shtunë. Më poshtë është kalendari respektiv i ekipeve…
NAPOLI (24 pikë)
Serie A, Java 9 – E shtunë 21 tetor (20:45): NAPOLI-INTER
Serie A, Java 10 – E mërkurë 25 tetor (20:45): GENOA-NAPOLI
Serie A, Java 11 – E diel 29 tetor (15:00): NAPOLI-SASSUOLO
Champions – E mërkurë 1 nëntor (20:45): NAPOLI-CITY
Serie A, Java 12 – E Diel 5 nëntor (15:00): CHIEVO-NAPOLI
INTER (22 pikë)
Serie A, Java 10 – E martë 24 tetor (20:45): INTER-SAMPDORIA
Serie A, Java 11 – E hënë 30 tetor (20:45): VERONA-INTER
Serie A, Java 12 – E diel 5 nëntor (12:30): INTER-TORINO
JUVENTUS (19 pikë)
Serie A, Java 9 – E diel 22 tetor (18:00): UDINESE-JUVENTUS
Serie A, Java 10 – E mërkurë 25 tetor (20:45): JUVENTUS-SPAL
Serie A, Java 11 – E shtunë 28 tetor (18:00): MILAN-JUVENTUS
Champions – E martë 31 tetor (20:45): SPORTING-JUVENTUS
Serie A, Java 12 – E diel 5 nëntor (15:00): JUVENTUS-BENEVENTO
LAZIO (19 pikë)
Serie A, Java 9 – E diel 22 tetor (20:45): LAZIO-CAGLIARI
Serie A, Java 10 – E mërkurë 25 tetor (20:45): BOLOGNA-LAZIO
Serie A, Jaba 11 – E diel 29 tetor (12:30): BENEVENTO-LAZIO
Europa League – E enjte 2 nëntor (21:05): LAZIO-NIZZA
Serie A, Java 12 – E diel 5 nëntor (15:00): LAZIO-UDINESE
ROMA (15 pikë, por me një ndeshje më pak)
Serie A, Java 9 – E diel 22 tetor (15:00): TORINO-ROMA
Serie A, Java 10 – E mërkurë 25 tetor (20:45) ROMA-CROTONE
Serie A, Java 11 – E shtunë 28 tetor (20:45): ROMA-BOLOGNA
Champions – E martë 31 tetor (20:45): ROMA-CHELSEA
Serie A, Java 12 – E diel 5 nëntor (15:00): FIORENTINA-ROMA
TPZ.AL