TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kush mendoni se e fiton këtë vit Ligën e Kampioneve? Bajerni? Reali? Barcelona? Mançester Siti? Të gjithë këta janë kandidatë shumë të fortë për suksesin përfundimtar, por një rival shumë cilësor për ta do të ishte padyshim edhe formacioni i lojtarëve të cilët klube të ndryshme lanë këtë mesjavë në stol në ndeshjet e turneut më të famshëm në Europë.
Janë emra mjaft cilësorë, të cilët për një arsye apo një tjetër kanë përfunduar në stol në skuadrat përkatëse, por shumë mirë mund të ishin titullarë në disa ekipe të tjera. Duke filluar nga legjenda Iker Kasijas që u la në stol nga Porto në turneun ku ka vendosur shumë rekorde, për të vazhduar me emra të cilët kanë lënë shenjë në këtë kompeticion.
Imagjinoni pak një skuadër me këtë rreshtim ndërsa luante përballë superfuqive të kontinentit: Kasijas; Semedo, Barzalji, Teo; Arturo Vidal, Hames Rodriguez, Rakitiç, Asensio; Aguero, Dagllas Kosta, Di María.
Nuk mjafton? Kemi edhe zëvendësuesit e tyre, emra si Bernardo Silva, Gyndogan, Matuidi, Bernardeski, Draksler, Pedro, Rydiger apo De Rosi, sa për të përmendur disa.
TPZ.AL