SPORT, 19 Tetor 2017, 14:10

Renditja e Championsit/PSG mbi të gjithë, italianët mbyllin 10-shen

PSG i parakalon të gjithë. Mbape, Kavani, Nejmar, shto dhe “pak di Maria” dhe koktejli francez është në majë të renditjes së Championsit. Bajerni rritet, ashtu sikurse Liverpuli, ndërsa Çelsi humbet terren. Por ai që bën hapin më të madh është Karrera me Spartakun e Moskës.

1.PSG

Tredhëmbëshi shënon “demokratikisht nga një gol për kokë”. Gjithashtu, Nejmar dhe Mbape humbasin mjaft raste. Francezi ka 8 gola në 12 ndeshje Championsi në karrierë. Djaloshi më i profilizuar, më i spikatur. Ndonjë vështirësi mund t’i shfaqet në të ardhmen, sidoqoftë askush nuk ka dëshirë t’i dalë përballë.

2.Reali i Madridit

Këtë sezon të bardhët paraqiten më mirë kur janë larg “Barnabeut”. Barazimi në shtëpi ka bërë të shfaqen disa dyshime, sepse janë dashur pritjet e Kejlor Navasit për të shpëtuar nga humbja. Goli i 15-të në 8 ndeshje në shtëpi nga Kristiano Ronaldo, debutimi i Ashraf, gabimet pranë portës së Benzemasë kanë bërë që vendi i parë të luhet në Londër.

3.Mançester Siti

Guardiola, pavarësisht se në pjesë të caktuara skuadra nuk bind, duhet të jetë i kënaqur me progresin e qytetarëve. Në momente të caktuara duket sikur ata janë me “100 në orë”, shumë për t’u përballuar nga kundërshtari. Nëse ka një defekt, është ai i mosadministritmit të avantazhit.

 

Roma është në vend në vend të 9-të në renditjen e Championsit, Juventusi në vend të 10 dhe Napoli në vend të 11. Renditjen e mbyll Maribori i Ahmedit në vend të 32-të.

TPZ.AL