SPORT, 20 Tetor 2017, 13:22

Mesut Ozil tradhton Wenger-in, në verë bashkohet me Mourinhon

Mesut Ozil tradhton Wenger-in, në verë bashkohet me Mourinhon

Mesut Ozil nuk ka ndërmend që të rinovojë kontratën me skuadrën e Manchester United. Sipas mediave angleze futbollisti turko-gjerman, do të largohet në fund të sezonit me parametër zero, teksa destinacioni i mundshëm mund të jetë Manchester United.

Ai mësohet se u ka thënë miqve të tij më të afërt se pret një ofertë nga Jose Mourinho në verën e ardhshme. Ozil gjithashtu u ka thënë se nuk do të rinovojë me skuadrën e Arsenalit.

“Topçinjtë” ndërkohë shpresojnë që ta shesin para verës, teksa Interi mund të jetë destinacioni i tij më i mundshëm. Vështirë se turko-gjermani do të pranojë ofertën e zikaltërve gjatë janarit. Wenger me siguri që nuk do të ndihet aspak mirë, që rivali i tij Jose Mourinho do ti rrëmbejë Ozilin me parametra zero.