TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Nxehet” atmosfera në prag të ndeshjes së Europa League mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit. Mediat serbe kanë filluar të hulumtojnë për rivalët në Europa League, teksa i druhen edhe bukurosheve shqiptare.
Njëra prej tyre është edhe këngëtarja Eva Ndoja, e cila po arrin mjaft sukses në këngët e saj brenda dhe jashtë Shqipërisë. Bukuroshja nga Tirana, e cila ka jetuar dhe punuar për shumë vite në Zvicër, pasi u bë e njohur në mbështetjen e saj për kombëtaren në Europian, sonte në mbrëmje do të jetë mes fansave të korçarëve.
Kështu shkruan gazeta serbe “Kurir”, e cila evidenton se tifo grupi i famshëm i Partizanit “Grobari” me siguri që do ta falte për faktin që bën tifo për kundërshtarët. Edhe pse është një lajm i pakonfirmuar, si shumë të tjerë nga mediat serbe, të shpresojmë që Eva t’i sjell fat ekipit të Dajës.