TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Antonio Perkasi, presidenti i Atalantës, ku luan portieri i Kombëtares së Shqipërisë, ka dhënë një intervistë të gjatë në shtypin italian për jetën e tij. “Eshtë më e vështirë të bësh presidentin e Atalantës se sipërmarrësin, por e bëj për të lumturuar njerëzit. Nëse gjërat shkojnë mirë, si te ne aktualisht, të ndalojnë në rrugë dhe të thonë faleminderit me lot në sy. Kjo nuk ka çmim.
Në futboll thjesht duhet të shpresosh të gabosh sa më pak”, – është shprehur presidenti i Atalantës.
Në këtë intervistë të gjatë Perkasi ka zbuluar edhe një çmenduri të tij ditën kur humbi babanë. “Im atë u nda nga jeta kur isha 20 vjeç. Ishte e premte.
Kishte punuar minator dhe kishte probleme me shëndetin. Të shtunën më telefonuan nga Atalanta dhe më kërkuan nëse isha gati të luaja, sepse ishte dëmtuar një mbrojtës. U thashë “po” dhe spostova ceremoninë e varrimit të babait tim. Ishte një dërbi me Breshian dhe humbëm 1-0”.
