TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Para ndeshjes me Shqipërinë në Alikante, te Spanja ka pasur një çështje të nxehtë, që është zbuluar së fundi nga gezeta prestigjioze “Marca”.
Pas arrestimit të Vilar, Federata Spanjolle ka shkakuar nga detyra Maria Jose Claramunt, drejtoreshë e marketingut në federatë. Por lamtumira e saj ka sjellë reagimin e lojtarëve të Spanjës. Tre titullarë të rëndësishëm, të cilët janë Ramos, Pike dhe Buskets, kanë dalë publikisht kundër presidentit të Federatës Spanjolle, madje nuk kanë dashur të dalin në fushë dhe të tërhiqen nga kombëtarja.
Gjithçka nisi gjatë ndeshjes me Lihtejneshtejnin dhe vazhdoi më pas para ndeshjes me Shqipërinë. Shumë lojtarë të Spanjës dolën kundër vendimit të presidentit të federatës për shkarkimin e Claramunt.
Madje, tre lojtarët që e kanë mbështetur publikisht drejtoreshën në fjalë, kanë kërkuar zgjedhjen e një bordi të ri në Federatën Spanjolle të Futbollit.
TPZ.AL