TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, sfida Skënderbeu – Partizani i Beogradit, përtej rezultatit që mund të kishte qenë edhe më favorizues për skuadrën e Dajës, ishte tregues i emancipimit dhe mentalitetit të shqiptarëve në organizimin e ndeshjeve të futbollit.
“Shqipëria ka dhënë prova se di të organizojë edhe ndeshje të një risku të lartë. Ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit e vërtetoi më së miri këtë. Nuk kisha ndonjë merak se mund të ndodhte ndonjë gjë, por kisha shumë dëshirë që Skënderbeu të fitonte. Ishte një ndeshje shumë e bukur dhe ne të gjithë duhet ta komplimentojmë Skënderbeun që po na përfaqëson denjësisht në Europa League”, tha kreu i FSHF-së
Duka theksoi më tej se e gjithë Shqipëria është me Skënderbeun në Europa League, si përfaqësuesi më i denjë i futbollit tonë.
“Të gjithë shqiptarët janë tifozë të futbollit dhe përderisa Skënderbeu po na përfaqëson në ndeshjet europiane, pa dyshim që do ta mbështesin. Nuk ka dyshim që gjëja më e mirë që ka Shqipëria është futbolli”, u shpreh Duka.