TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përveç dy ndeshjeve të para të turit eliminator në Europa League, ku përballë ishte ekipi nga Andorra, Sant Julia, në të gjitha të tjerat Skënderbeut ka qenë në rolin e sfidantit.
Kompanitë e basteve, jo vetëm në ndeshjet jashtë, ku nuk i jepnin asnjë shans ekipit korçar, por edhe në ato shtëpiake e kanë injoruar në një farë mase. Skënderbeu ka thyer deri tani parashikimet dhe kjo ka bërë që ndaj Partizanit të Beogradit kuotat të jenë më të balancuara.
Tani edhe kompanitë e basteve kanë më shumë respekt për Skëndebeun, fitorja e të cilit sot në mbrëmje vlerësohet me 2.8, kurse fitorja e serbëve 2.4. Barazimi kuotohet 3.15.
Koeficientët e për ndeshjen e sotme
Fitorja e Skënderbeut 2.8
Barazimi 3.15
Fitorja e Partizanit 2.4
TPZ.AL