AKTUALITET, 19 Nëntor 2018, 11:30

“Nji vit pa Ty e pa frymën tande”, aktori i njohur vargje prekëse për përvjetorin e vdekjes së të bijës

“Nji vit pa Ty e pa frymën tande”, aktori i njohur vargje

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi ka kujtuar me një poezi të ndjerë një vjetoritn e ndarjes nga jeta të vazjës së tij. Mes dhimbjes për vajzën e humbur ai sjellë librin me vargjet më të ndjerë që dora i ka shkruar ndonjëherë.

Para promovimit të këtij libri, ai ka ndarë një nga poezitë që shpreh vargjet për një vit mungesë të së bijës.

POEZIA E AKTORIT PËR VAJZËNE NDJERË

In memoriam

Nji vit pa Ty e pa frymën tande

ecim kujtimësh si tymit temjanit

Bubë!

Jerusalemi qeshi kur shqip fole:

“Jezunë du me prekë e shtrat i tij m’u ba”

Adeeb Joudeh ta hapi derën

e t’shenjtës “Sepulchre” atë mëngjes korriku

diell i përvëluem zemre

Ti ece temjanit, unë pas xhamive

ku myezinët lëshonin zá

kur u ktheva,Sepulchre mshelë ishte

Ti s’dole ma!

i vetmuem n’qytetin plot jetë

i mërdhimë n’prushin e mbuluem me hi

dëshpërue nga lumtuni korriku

zjarm andrrash futa n’gji

E shkurtë dita për vetëvrasje

Nata e gjatë për dashuni

S’e kuptoj pse gëzohem që s’vdes

e pse jetoj në këtë botë me përralla

Zot

çka t’baj me Ninin që larg meje leh

e Bubën që varun m’rri mbi qepalla.