AKTUALITET, 19 Nëntor 2018, 10:20

DETAJE/ Eksploziv artizanal makinës së drejtorit të Hekurudhave në Durrës

DETAJE/ Eksploziv artizanal makinës së drejtorit të Hekurudhave

Një sasi eksplozivi i është vendosur makinës së drejtorit të Hekurudhave në Durrës, Adi Dyrmishi, e parkuar në lagjen ku ai banon, në afërsi të stacionit të trenit.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se forcat xheniere kanë përbërjen e eksplozivit. Ai është i tipit artizanal. Një celular ishte montuar brenda një shisheje me barut.

Mësohet se lënda plasëse është vendosur gjatë natës në makinë, por Dyrmishi e ka pikasur dhe janë lajmëruar forcat xheniere.

Dyrmishi mban postin e Drejtorit ë Hekurudhave prej rreth një viti, me herët ai ka mbajtur postin e drejtorit të zyrës se Pasurisë se Paluajtshme.