TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kukësi merr tre pikët e radhës në kampionat, teksa sot kanë triumfuar në Gjirokastër 0-3 ndaj skuadrës së Luftëtarit. Trajneri Hasan Lika e ka nisur me një disfatë të rëndë, teksa ndeshja ka prodhuar shumë episode të dyshimta.
Mbi të gjitha është goli i parë i shënuar nga Elis Bakaj. Sulmuesi i kampionëve të Shqipërisë e dërgon topin në rrjetë, pasi lojtarët kishin ndaluar lojën për shkak se dëgjuan një vërshëllim, e cila në fakt vinte nga stadiumi dhe jo nga gjyqtari. Bakaj realizoi edhe golin e dytë nga pika e bardhë, ndërkohë që pjesa e dytë u dominua nga vendasit që u ndalën dy herë nga shtyllat. Aliyev, ndërkohë nuk fal dhe shënoi dhe golin e tretë.
LUFTETARI-KUKESI 0-3
Bakaj 19′, 30′, Aliyev 74′
TPZ.AL