Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit miratoi lejen pak ditë më parë, por puna për ndërtimin e kampit të muxhahedinëve iranianë kishte nisur më herët.
Është zgjedhur pikërisht zona periferike e njësisë administrative të Manzës në Durrës ku do të akomodohen muxhahedinët të cilët aktualisht janë të vendosur në 2 qendra rezidenciale në Kryeqytet.
Përgjegjësit e kantierit kërkuan që te mos bëhet publik vendi ku po ndërtohet kompleksi, pasi sigurimi i shtetit iranian mund të hakmerret ne Iran tek të afërmit e tyre.
Punimet po kryhen me intensitet të lartë nën masa të rrepta sigurie ndërsa mbrojtjen e jetës së tyre e monitoron Ambasada Amerikane.
Në këtë vend, disa kilometra larg qytetit të Durrësit larg zonës së banuar, pritet të strehohen rreth 3 mijë muxhahedinët e Kampit Liria në Irak
Nuk ka një kohë të përcaktuar për përfundimin punimeve në kompleksin që po kryhet nga disa firma dhe kompani ndërtimi.