TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sekuestrohen 65,6 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas dhe shpallet një në kërkim. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë finalizuar operacionin “Vakumona”.
Si rezultat janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
Bashkim Joca, 46 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj, Vakumonë, Tiranë
Albi Joca , 19 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj, Vakumonë, Tiranë
Mirel Joca, 18 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj, Vakumonë, Tiranë
Si dhe shpallet në kërkim shtetasi P.L.,
Të lartpërmendurit u kapën në flagrancë më datë 05.12.2017, rreth orës 20:00, tek vendi i quajtur “Gurorja e Kllojkës” në këto rrethana:
Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve më datë 05.12.2017, është organizuar shërbimi pasi në bazë informacioneve të marra në rrugë operative që dispononte Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarise së kundraligjshme në fushën e narkotikëve, ka rezultuar se shtetasit Bashkim Joca, Albi Joca dhe Mirel Joca në bashkëpunim me njeri - tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Cannabis Sativa” në sasi të konsiderueshme, personave të ndryshëm në zonën e Saukut, Berzhitës, Kllojkës, etj.
Personat e lartpërmendur lëviznin me automjetin, “Renault Laguna”, me targë AA 232 FI në përdorim nga këta shtetas.
Në vendin e quajtur “Gurorja e Kllojkës”, janë neutralizuar dhe prangosur të tre personat e lartpërmendur, ku në bagazhin e automjetit të tyre ndodheshin disa thase të zinj dhe të bardhë të mbushur me material bimor të thatë ngjyrë jeshile e dyshuar si lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.
Sasia e bimës së dyshuar si narkotike e përshkruar më lart, pas peshimit, rezultoi në peshën totale 65,6 kg.
TPZ.AL