TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pesë ura të shembura në Bashkinë e Dropullit dhe katër në atë të Përmetit.
Ky është bilanci i përmbytjeve në këto dy bashki, sipas deputetit të Partisë Demokratike, Tritan Shehu, pas takimeve që ai pati sot me dy kryetarët e Bashkive, Dropull dhe Përmet, Arqiele Deçka dhe Niko Shupuli.
Janë disa milarda lekë dëme deri tani.
STATUSI I SHEHUT NË FACEBOOK
"Ne qendrimin sot ne Dropull dhe ne takimin me Kryetarin e Bashkise Z. Arqile Decka e drejtues te tjere te saj, u njoha me demet e medha te krijuara ne kete Bashki, vecanerisht ne komunikimin me fshatrat e Dropullit te Siperme.
Jane shembur 5 ura dhe demtuar kilometra rruge qe kane izoluar teresisht reth 400 familje te asaj zone.
I vetmi komunikim i mbetur per ata eshte ai me Greqine.
Demi llogaritet ne rreth një miliard leke te vjetra.
Ne Bashkine Permet, ne takimin qe pata me Kryetarin e Bashkise Z. Niko Shupuli informohem se ka demtime te kater urave pasarele mbi Vjose, qe lidhin me fshatrat Bual, Carcove e Siperme, Kutal, Zhepa etj. Qe neser keshtu pengohet edhe vajtja ne shkolle e femijeve te ketyre fshatrave.
Ka bllokime gjithashtu te fshtrave te Frasherit etj nga demtime serioze te rruges.
Demtimi i sistemit te pompimit te ujit te pijshem te Permetit, ka vene ne veshtiresi per kete furnizim esencial qytetin.
Po keshtu sistemi i ujit te pijeshem eshte demtuar edhe ne disa fshatra te tjere.
Kerkohen nderhyrje te shpejta e dinamike nga strukturat shteterore".
[gallery ids="30341,30342,30343,30344,30345"]