AKTUALITET, 3 Dhjetor 2017, 16:20

15 javë për të marrë një pikë, dhe kjo falë golit të një... portieri

15 javë për të marrë një pikë, dhe kjo falë

Benevento nuk kishte grumbulluar asnjë pikë në 14 javë në Serie A, duke regjistruar po aq humbje.

Por sot, skuadra italiane ku militojnë dy futbollistë të Kombëtares shqiptare: mbrojtësi Berat Gjimishiti (90 minuta të plota) dhe mesfushori Ledion Memushaj (80’), gjeti pikën e parë pas barazimit 2-2 me Milanin, pikërisht në debutimin e Xhenaro Gatuzos në stolin milanez.

Dhe autori i golit të barazimit 2-2 është pikërisht portieri i Beneventos, Alberto Brinjoli, i cili realizoi në minutën e 95-të, vetëm pak sekonda para se të mbyllej takimi.

Milani sërish i pafat, dhe kësaj radhe i shënon edhe një portier kundërshtar!.

TPZ.AL

[gallery ids="30323,30324,30325,30326,30327,30328"]