AKTUALITET, 3 Dhjetor 2017, 15:55

Partizani shkatërron Lushnjën, Starova e konsideron fitore morale

Partizani rikthehet te fitorja dhe këtë e realizon ndaj Lushnjës së vendit të fundit. Një sukses i pastër 0-3 në “Roza Haxhiu”,  të cilin trajneri Sulejman Starova e cilëson si një “fitore morali” në prononcimin e tij për “Supersport”. Pas një pjesë të parë pa gola: Batha (60’), Progni (73’) dhe Trashi (84’) firmosën fitoren e 5-të në 13 ndeshje në këtë sezon për të kuqtë. Lushnja ndodhet në krizë të plotë, me pesë humbje rresht dhe 10 të tilla në kampionat. Po sot, Laçi fitoi 2-1 me Vllazninë në Shkodër. Hasani (6’) realizoi për shkodranët, por kurbinasit u kundërpërgjigjën me Rexhinaldon (45’, penallti) dhe vulosën fitoren me Lushkjen (87’). Pas javës së 13-të, Kategoria Superiore kryesohet nga Skënderbeu me 31 pikë, e ndjekur nga Kamza me 28. TPZ.AL

RENDITJA PAS JAVËS SË 13-të