AKTUALITET, 3 Dhjetor 2017, 12:55

Video/ Vendi i mbuluar nga uji, ndërsa Rama....

Video/ Vendi i mbuluar nga uji, ndërsa Rama....

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot Urën Vajgurore. Ndonëse kjo zonë nuk është prekur nga përmbytjet, duket se Rama ka dashur të evidentojë investimet e kryera, që sipas tij kanë shmangur përmbytjet.

“Në Urën Vajgurore ku falë investimeve të kryera për mbrojtjen nga lumi, banesat e fushat bujqesore që përmbyteshin çdo dimër dhe kaluan një situatë katastrofike në 2015, këtë herë nuk janë prekur megjithëse prurjet e lumit kanë qenë më të larta”, tha Rama.

Në Urën Vajgurore janë angazhuar 3 ekskavatorë, gjë që është bërë e ditur nga deputetja Ermonela Felaj. “Janë 3 ekskavatorë, 1 për çdo njësi administrative”, tha ajo.

Ndërkohë paradoksi është se për Bashkinë e Kamzës, zona të së cilës u përmbytën,  qeveria nuk çoi asnjë ekskavator, megjithëse pati një flotë prej 61 të tillë.

 

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155362442116523/