AKTUALITET, 3 Dhjetor 2017, 13:37

"Romela mbajti lart zemrën dhe shpirtin e çdo shqiptari"

"Romela mbajti lart zemrën dhe shpirtin e çdo shqiptari"

Kryedemokrati Lulzim Basha, përmes një mesazhi në rrjetin social, ndërsa ka uruar peshngritësen Romela Begaj për fitoren, është shprehur se me këtë çmim ajo ngiti lart zemrat e gjithë shqiptarëve.

"Teksa ngriti shtangën e rëndë, Romela Begaj mbajti lart dhe zemrën e shpirtin e çdo shqiptari, duke na dhuruar një emocion qe na kishte munguar. Krenari e mirënjohje për medalisten e artë, kampionen e botës, Romela Begaj!", shkruan Basha