AKTUALITET, 3 Dhjetor 2017, 13:33

Darzeza e rrethuar nga uji/Foto

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim basha ka qene ditën e sotme në fshatin darzezë, atje ku uji e ka bërë të pamundur futjen në brendësi të tij. në rrjetin social ai ka hedhur disa foto.

"Në Darzezë, në Fier, futja në fshat ishte e pamundur. Fshati i përmbytur ishte i izoluar nga shkatërrimi i rrugës. Transporti i banorëve bëhej me varka.

Përgëzova ushtarët që po punonin për rivendosjen e lidhjes mes zonës së permbytur dhe pjesës tjetër të Fierit.

Kryebashkiaku Armando Subashi më njohu me masat e marra për shpëtimin e njerëzve.

Tani që rreshjet treditore janë në minimum, është emergjente ndihma me ushqime, veshje dhe strehim për zonat e përmbytura", shkruan Basha.