AKTUALITET, 3 Dhjetor 2017, 15:35

Shpërthejnë protestat kundër radikalëve të djathtë në Gjermani

  Disa persona janë lënduar gjatë përleshjeve mes policisë dhe protestuesve anti fashistë, në qytetin e Hanoverit në Gjermani. Protestuesit po mundoheshin të krijonin një bllokadë ndaj konferencës së partisë së të djathtëve radikalë, "Alternativa për Gjermaninë". Me temperaturat nën zero, policia e Hanoverit përdori shkopinj gome, ujë me presion dhe gaz lotësjellës për t'i hapur rrugë 600 delegatëve. Konferenca nisi me vonesë, për shkak të protestave. Delegatët zgjodhën Alexander Gaulant si liderin e dytë, sëbashku me Jörg Meuthen, zgjedhje kjo që sugjeron se partia po "marshon" me ritme të shpejta akoma më djathtas. Burimi: BBC / TPZ.AL