AKTUALITET, 3 Dhjetor 2017, 15:02

Misteri i zhdukjes të tri dosjeve hetimore në Prokurorinë e Elbasanit

Misteri i zhdukjes të tri dosjeve hetimore në Prokurorinë e

Tre fashikuj të procedimeve penale, materiale të Task Forcës për hetimin e korrupsionit në rrethin e Elbasanit nuk gjenden më.

Kallëzimin ne Policinë e Elbasanit e ka bërë vetë prokurorja e Rrethit Gjyqësor Elbasan, Armanda Xhaferri.

Është Policia e Elbasanit ajo që ka publikuar lajmin në komunikatat e saj rutinë, por që kësaj radhe nuk ka të bëjë me ndalime shtetasish për kontrabandë, por dokumente të rëndësishme hetimore.

 

NJOFIMI I POLICISË

Polica e Elbasanit njoftoi se “Në datë 02.12.2017, ka bërë kallëzim shtetasja A.Xh., me detyrë prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, pasi kur ka shkuar në zyrë ka konstatuar se i kishin humbur 3 fashikuj të proçedimeve penale, materiale të Task Forcës për hetimin e korrupsionit.

Grupi hetimor, gjatë kqyrjes së vendit (zyrës), nuk ka konstatuar thyerje nga jashtë dhe ka dyshime se janë marrë nga punonjës të kësaj prokurorie, pa dijeninë e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme”.

TPZ.AL