AKTUALITET, 3 Dhjetor 2017, 16:06

Sekuestrohet gomonia në detin Jon, ndalohen dy persona në Vlorë

Sekuestrohet gomonia në detin Jon, ndalohen dy persona në Vlorë

Shqiptarët janë të dashuruar pas gomoneve dhe dalin në det të hapur, edhe kur deti është i rrezikshëm.

Një gomone shtatë metra e gjatë u sekuestrua sot paradite nga Policia Kufitare në ujërat e Detit Jon në Vlorë.

Dy persona u arrestuan si posedues të saj, të cilët janë me inicialet E. Bushi dhe E. Belaj.

Gomonia u zbulua nga Qendra Operacionale Durrës, menjëherë sapo ajo doli në det të hapur.

Hetimet  po vijojnë për aktivitetin e mjetit lundrues nëse është përdorur për veprimtari të paligjshme.