TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley, ka kërcënuar të gjithë shtetet që do të votojnë pro rezolutës që dënon veprimin e SHBA-së, për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytetin e Izraelit.
"Unë dua që të dini se Presidenti i SHBA-së, do ta konsiderojë votën tuaj, si personale. Presidenti do ta monitorojë me shumë kujdes këtë votim".
Haley, ka folur ditën e sotme në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku ka deklaruar se kontributi i SHBA-së për këtë organizatë është shume i madh.
"SHBa do ta kujtojë këtë ditë, si ditën kur shteti ynë u piketua dhe u sulmua në Asamblenë e Përgjithshme, vetem se ushtroi të drejtën sovrane që ka si shtet. Ne do ta kujtojmë këtë ditë, kur të na thërrasin për të kontribuar shuma të mëdha parash për OKB-në."
The Independent