AKTUALITET, 23 Nëntor 2017, 10:09

Mungesa e ujit të pijshëm, ja çfarë ka menduar qeveria.....

Mungesa e ujit të pijshëm, ja çfarë ka menduar

Gjatë një takimi me donatorët , me qëllim koordiminim e të gjitha sistemeve, ministri  Damian Gjiknuri foli për shpërdorimin e burimeve ujore dhe për reforimin e këtij sektori.

Reformimin e këtij sektori, Gjiknuri e ndau në dy faza. Faza e parë  do të jetë ndërprerja e të gjitha lidhjeve të paligjshme dhe ajo do të zgjas 90 ditë, për të përfunduar  në 1 shkurt 2018. Qytetarët, tha ai, duhet të njoftojnë vet për  lidhjet e paligjshme. Ndërsa faza e dytë  flet për formalizimin e këtij sektori.

Foli për një aksion kombëtar dhe për këtë ka edhe një strategji dhe plan masash konkrete.

Gjiknuri paralajmëroi shoqëritë që kanë aktualisht drejtimin e ujësjellësave, në Bashkitë e rretheve, se do u merret ky shërbim, nëse ato nuk do të jenë efiçente dhe do u jepen personave që janë të interesuar për këtë sektor.

Përgjegjëse për ujësjellësat do të jetë Bashkia. Ndërkohë që po punohet për subvencionimin e shtresave në nevojë.

U fol edhe për një strategji  me qëllim nxitjene financimit të këtij sektori, ndërsa u theksua se brenda vitit të ardhshëm, secila shoqëri ujësjellës kanalizimi, duhet të ket biznes-planin 5 vjeçar.

Paratë për të realizuar projektin, do të sigurohen nga donatorët.

TPZ.AL