LIFESTYLE, 2 Nëntor 2017, 15:53

Edhe pse multimilionere udhëton me avion në klasin ekonomik

Llogaria bankare e Madonna-s është jashtëzakonisht e madhe, por kjo mesa duket nuk ndikon tek këngëtarja, e cila ka lënë avionin privat dhe ka vendosur që të udhëtojë me klasin ekonomik për në Portugali.

Madonna, pasuria e së cilës vlerësohet të jetë mbi 440 milionë paund, është fotografuar në klasin ekonomik teksa udhëtonte nga Londra për në Lisbonë, - shkruan The Sun.